Rama pas Samitit të NATO-s: Erdogan mik i ngushtë, i ndjek me vëmendje zhvillimet në Ballkan - NACIONALE

Rama pas Samitit të NATO-s: Erdogan mik i ngushtë, i ndjek me vëmendje zhvillimet në Ballkan

8 orë më parë

nga NACIONALE

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, në një intervistë për CNN Turk ka folur për përfundimet e Samitit të NATO-s, marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe Turqisë, situatën në Ballkan, bashkëpunimin në fushën e mbrojtjes, si dhe zhvillimet në sektorin e turizmit.

Duke komentuar Samitin e NATO-s, Rama tha se ai dëshmoi vendosmërinë e vendeve evropiane anëtare të aleancës për të forcuar sigurinë dhe për t’u përballur me sfidat aktuale.

“Nuk mendoj se kishte një vendim të vetëm më të rëndësishëm. Samiti tregoi se krahu evropian i NATO-s ka ndërtuar një strukturë shumë të fortë ushtarake dhe është i vendosur të modernizojë forcat e tij për t’iu përgjigjur kërcënimeve”, u shpreh ai sipas A2 CNN.

Rama shprehu vlerësim edhe për organizimin e samitit nga Turqia, duke theksuar se mikpritja dhe profesionalizmi i autoriteteve turke u vlerësuan nga të gjithë pjesëmarrësit.

“Marrëdhënia jonë është vëllazërore. Ai është një mik shumë i ngushtë dhe ka bërë përpjekje të mëdha për ta çuar partneritetin mes Shqipërisë dhe Turqisë në një nivel strategjik”, deklaroi Rama.

Ai shtoi se Erdogan ndjek me vëmendje zhvillimet në Ballkan dhe luan një rol të rëndësishëm në përpjekjet për ruajtjen e paqes dhe stabilitetit në rajon.

Lajme të ngjashme