Rama njofton se Autoriteti i Aviacionit Civil të Shqipërisë është njohur nga NATO për Vlefshmërinë Ajrore
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka thënë se Autoriteti i Aviacionit Civil i këtij shteti është njohur nga NATO për Vlefshmërinë Ajrore.
Këtë lajm, ai e ka bërë të ditur përmes një shkrimi në rrjetin social Facebook.
“MIRËMËNGJES
dhe me lajmin e mirë se Autoriteti i Aviacionit Civil i Shqipërisë është njohur nga NATO për Vlefshmërinë Ajrore, duke përmbushur plotësisht standardet e përcaktuara nga Aleanca e Atlantikut, ju uroj një ditë të mbarë” – ka shkruar Rama.