Rama në konferencë me Zelenskyn: Ne do të vazhdojmë të qëndrojmë krah Ukrainës
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, në konferencë për medie pas përfundimit të Samiti Ukrainë-Evropa Juglindore, ka thënë se Shqipëria do të vazhdojë të qëndrojë krah Ukrainës për aq kohë sa është e nevojshme.
“Nuk jemi të privilegjuar të presim vetëm kreun e shtetit të Ukrainës, por të mirëpresim një udhëheqës të rezistencës i cili në fakt ajo çka nuk ka të bëj vetëm me qëndresën kundër agresionit brutal, por qëndron në të njëjtën kohë për demokracinë kundër ëndrrës neo-imerialiste. Sa i përket Shqipërisë, nuk janë vetëm institucionet, por është i gjithë kombi, i gjithë populli i vendit tonë që qëndron krah Ukrainës dhe e mbështetë Ukrainën në mënyrë të palëkundur. Ne do të vazhdojmë të qëndrojmë krah Ukrainës për aq kohë sa kjo do të jetë e nevojshme, dhe për aq kohë të ndodh një paqe që zgjatë. Shqipëria është anëtare krenare e NATO-s dhe së bashku me të gjithë aleatët, dhe bashkë me partenrët tanë nga Uashingtoni në Bruksel, kemi dënuar agresionin dhe kemi bërë gjithçka që kemi mundur dhe do të vazhdojmë të bëjmë çdo gjë për ta ndihmuar Ukrainën me të gjitha mjetet. Jemi të vetëdijshëm për kapacitetet tona dhe jemi mjaft të ndërgjegjshëm që ajo për të cilën ka nevojë Ukraina, është ndihma e të gjithëve. Por, para se të gjithash, ndihma e më të mëdhenjëve dhe më të pasurve në bashkësinë tonë.” – ka thënë Rama.
Më tej, ai ka folur edhe për ngecjet që po bëhen në ndihmën për Ukrainën, duke thënë se Ukrainë meriton të mbshtetet me të gjitha mjetet e nevojshme.
“E shohim me shqetësim që kjo mbështetje ngecet, sepse Ukraina kthehet në çështje të politikave të brendshme. Disa pretendojnë se ndalja e dhënies së armëve Ukrainës mund të sjell paqe, kjo vetëm që është cinike por edhe absurde. Ju nuk e ndalni luftën duke çarmatosur viktimën, e ndal luftën duke ndalur agresorin, dhe ja pse dua të përfitoj nga ky rast që t’u them të gjithë atyre që duan të dëgjojnë se Ukraina meriton të mbështetet e të ndihmohet me të gjitha mjetet e nevojshme.” – ka thënë Rama.