Rama: Kurti më tha se si t’ia jap Dua Lipës 17 hektarë tokë, kur ajo përkrah Bernie Sanders e jo Bidenin - NACIONALE

Rama: Kurti më tha se si t’ia jap Dua Lipës 17 hektarë tokë, kur ajo përkrah Bernie Sanders e jo Bidenin

8 muaj më parë

nga NACIONALE

Përparim Rama ka rrëfyer se si Albin Kurti i kishte thënë se s’mund ta përkrahte në vendimin për t’ia dhënë 17 hektarë tokë Dua Lipës, shkaku që ajo përkrahte senatorin amerikan Bernie Sanders për Preisdent të ShBA-së, e jo Joe Biden-in.

“Zoti Kurti, e mbaj mend si sot, ishim ulur si me ty, zoti Kurti i kishte ministrat andej, unë drejtorët këndej dhe më tha: po si me ia dhënë unë 17 hektarë Dua Lipës, çka thotë Joe Biden kur dëgjon që unë po ia jap Dua Lipës 17 hektarë kur ajo përkrah Bernie Sanders.

Unë mendova që po bënte shaka, por e kishte përnjëmend.

Që 17 hektarë që pot ë tregoj që atje as kompirat nuk rriten në Bërrnicë të Poshtme”, ka rrëfyer Përparim Rama për dpt te Fidani.

Lajme të ngjashme