Rama: Kurti e bllokoi Skenderajn sikur me qenë gjendje lufte, ka mendësi të smutë
Përparim Rama ka kritikuar qeverinë e Kosovës lidhur me zhvillimet në Skenderaj para disa ditësh, ku njësia speciale u pa natën në qytet, duke e cilësuar këtë veprim si “bllokim të Skenderajt sikur me qenë në gjendje lufte”.
Rama, i ftuar në emisionin Frontal, ka deklaruar se kryetari i Lëvizja Vetëvendosje, Albin Kurti, ka “mendësi të sëmutë” dhe se “vazhdimisht kërkon të krijojë kriza”.
‘’Ose me tregu kush jemi ne, shkojnë edhe e bllokojnë me polici Skenderajn sikur me qenë në gjendje lufte. Do të thotë kërkoj kryetarit, nëse paska bo diçka, kryetari i Skenderajt jashtëligjshëm, bonja thirrjen njëherë, bonja thirrjen prapë, ndërmerr masa pastaj. Ka mënyra të ndryshme se si mundesh me ftu. Faktisht vetë kryeministri nuk iu ka përgjigj pyetjeve, në njërën anë i thotë ‘’hajde prokurori hajde merrnim mu nëse guxoni’’, do të thotë e ka një attitude, mendësi të sëmutë që krijon, që vazhdimisht kërkon të krijojë kriza, sepse këtë e shet ky kryeministër, kjo qeveri, ky shet kriza, shet frikë, edhe përmes frikës e kontrollon shtetin’’, ka thënë Rama.
Rama: Kurti e bllokoi Skenderajn sikur me qenë gjendje lufte, ka mendësi të smutë