Rama: Kryeministri holandez më mësoi që duhet ta dashurosh Europën, por është dashuri e ashpër
Kryeministri Edi Rama, është pritur ditën e sotme nga homologu i tij holandez Mark Rutte, ndërsa zhvilluan edhe një konferencë të përbashkët.
Rama tha se Holanda ka kuptuar se Shqipëria është serioze në përmbushjen e detyrimeve të veta.
“Ne kuptuam se Holanda ishte serioze dhe e kuptoi se ishim serioz në përmbushjen e detyrimeve tona. Falë këtij raporti ne shohim më shumë nga Holanda në vendin tonë dhe renditet mes investuesve më të mëdhenjë në Shqipëri. Presim me padurim të shohim të vazhdojnë bashkëpunimi mes aeroportit të Tiranës dhe Schipholit”, u shpreh Rama.
Tutje, ai u shpreh se kryeministri holandez e mësoi që duhet t’a dashuroi Evropën, por i bëri edhe një paralajmërim.
“Marku më mësoi që duhet t’a dashurosh Evropën, por duhet të përgatitshëm që është një dashuri e ashpër”, tha tutje ai.