Rama ia kthen Muratit: Ti po rrezikon që qytearët e Kryeqytetit të mbeten pa shërbime elementare - NACIONALE

Rama ia kthen Muratit: Ti po rrezikon që qytearët e Kryeqytetit të mbeten pa shërbime elementare

1 vit më parë

nga NACIONALE

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ia ka kthyer Hekuran Muratit të Vetëvendosjes duke i thënë se është pikërisht ai që po e bllokon Prishtinën dhe se po rrezikon qytetarët të mbeten pa shërbime elementare.

E plotë:

Hekuran, duke qenë se prapë iu paske bashkuar shokëve të partisë në aksionin për "bllokim", ju lutem gjeni pak kohë të shikoni emailin që ju kemi dërguar, dy ditë më parë!

Për herë të dytë, ta kemi dërguar kërkesën urgjente për alokimin e buxhetit të Kryeqytetit për vitin 2025, të miratuar nga Asambleja e Kryeqytetit, e që ti vazhdon ta bllokosh.

Ti po rrezikon që qytetarët e Kryeqytetit të mbeten pa shërbime elementare ndaj tyre!

Kryj punët e tua!

Lajme të ngjashme