Rama i VV-së për pretendim të çuditshëm: Vetëm përmes pranimit të ankesës tonë mund të rivendoset legjitimiteti i zgjedhjeve - NACIONALE

Rama i VV-së për pretendim të çuditshëm: Vetëm përmes pranimit të ankesës tonë mund të rivendoset legjitimiteti i zgjedhjeve

1 vit më parë

nga NACIONALE

Sekretari i Përgjithshëm i VV-së, Alim Rama, ka komentuar ankesën e VV-së ndaj vendimit të PZAP-së në Gjykatën Suprem, e cila ka të bëj me anulimin e rezultatit të votave me postë.

Ai ka thënë se VV-ja ka prova të pakontestueshme për manipulimin e votave me postë.

Në profilin e tij në “Facebook”, Rama ka shprehur një pretendim të çuditshëm.

Sipas tij, vetëm përmes pranimit të ankesës së VV-së mund të rivendoset legjitimiteti i zgjedhjeve në Kosovë.

“Lëvizja VETËVENDOSJE! duke qenë e bindur dhe duke e dëshmuar me fakte e prova të pakontestueshme skemën kriminale të manipulimit me vota përmes postës, sot brenda afatit ligjor ka dorëzuar në Gjykatën Supreme ankesën e saj në lidhje me këtë proces. Vetëm përmes pranimit të ankesës sonë mund të rivendoset legjitimiteti i zgjedhjeve në Kosovë. Faktet kanë dëshmuar për një vjedhje industriale të votave dhe presim nga Gjykata Supreme që të korrektojë vendimin e padrejtë të PZAP-së e të marrë vendimin e duhur për ta parandaluar një precedent të tillë në të ardhmen”, ka shkruar Rama.

Lajme të ngjashme