Rama i reagon Çeku për palestrën sportive: Faji për vonesat bie mbi asamblistët e Vetëvendosjes - NACIONALE

Rama i reagon Çeku për palestrën sportive: Faji për vonesat bie mbi asamblistët e Vetëvendosjes

1 vit më parë

nga NACIONALE

Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku ka thënë se Komuna e Prishtinës nuk e ka ndarë lokacionin për ndërtimin e palestrës multisportive.

Pas kësaj, ka reaguar kreu i Prishtinës, Përparim Rama, i cili ka thënë se faji për këtë nuk duhet lënë komunës për Vetëvendosjes.

Sipas Ramës, asamblistët e VV-së katër herë kanë refuzuar lokacionin dhe planin për palestër.

Gjithashtu Rama reagimin e Çekut e ka quajtur propagandë, duke thënë se mungesa e bashkëpunimit politik po dëmtojnë Prishtinën dhe qytetarët e saj.

“Faji për vonesat bie mbi bllokimin e qëllimshëm nga Vetëvendosje dhe jo mbi Komunën.” – ka thënë Rama.

Lajme të ngjashme