Rama fliste në Kuvend, Sali Berisha e lëshoi sallën: Është armik i Kosovës - NACIONALE

Rama fliste në Kuvend, Sali Berisha e lëshoi sallën: Është armik i Kosovës

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Përderisa kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama po fliste në mbledhjen e dy Kuvendeve në Tiranë, sallën e lëshoi Sali Berisha.

Ky i fundit pasi doli nga seanca, deklaroi se Edi Rama është armik i shqiptarëve dhe Kosovës.

“Por, sot nuk mund të mos ndalem të theksoj se aktualisht, në platformën e këtij parlamenti, po flet njëri nga dy armiqtë kryesorë të qenies së shqiptarëve që nga themelimi deri më sot, një nga armiqtë më kryesorë të Kosovës, njeriu i njohur botërisht si avokati më i shpifur i padronit të tij, Alekandër Vuçiç, njeriu që në vend që të bëjë avokatinë e Kosovës, të mbrojë interesat legjitime të saj, kalon nga samiti në samit duke lobuar për Vuçiçin dhe Rusinë e vogël në zemër të Ballkanit, Serbinë”, tha Sali Berisha.

“Edi Rama ka futur thika pas shpine ndaj Kosovës në mënyrë të vazhdueshme. Ai u përpoq të zhbëjë arritjet e saj, përfshirë këtu edhe skenarët për ndarjen e saj me Aleksandër Vuçiç. Për të justifikuar vasalitetin ndaj Vuçiçit, ai kërcënon me luftën e Vuçiçit”, tha ai.

Lajme të ngjashme