Rama flet për zhvillimet në LDK: S’është për një person, është për të ardhmen-me e luftu autorkacinë
Kryetari i Prishitnës, Përparim Rama, ka folur për zhvillimet e fundit në Lidhjen Demokratike të Kosovës (LDK), ku theksoi se kjo parti duhet me vazhdu bashkë, siç është dhe siç ka qenë.
Rama, ndonëse u pa bashkë me kryetarët e degëve që njihen tashmë si të “rebeluar” të LDK-së në festën e 4 Korrikut, të organizuar nga Ambasada Amerikane, tha se LDK ka qenë dhe duhet të vazhdojë e bashkuar.
“LDK ka qenë bashkë, është bashkë dhe duhet me vazhdu bashkë. S’është për një person, as për mu as për dikë tjetër, është për të ardhmen e vendit, me e mbrojtë demokracinë në këtë vend, me e luftu autorkacinë. Këto janë temat, nuk është a është ky a është ai”, ka thënë Rama para gazetarëve.