Rama: Ekipet po punojnë që rrugët të jenë të kalueshme, por reshjet e borës po vështirësojnë situatën
Kryetari i komunës së Prishtinës, Përparim Rama ka thënë se ekipet përgjegjëse po punojnë për të siguruar që rrugët të jenë të kalueshme.
Megjithatë, sipas tij reshjet e dendura të borës që po vazhdojnë ende po e vështirësojnë situatën.
Në fund, Rama ka apeluar te qytetarët që të tregojnë kujdes gjatë lëvizjes.
“Të gjitha ekipet përgjegjëse janë angazhuar intensivisht dhe po punojnë pa ndërprerje për të siguruar që rrugët të jenë të kalueshme!
Megjithatë, reshjet e dendura të borës që po vazhdojnë pa ndërprerje po e vështirësojnë situatën në terren.
Lusim qytetarët të tregojnë kujdes të shtuar gjatë lëvizjes, të përdorin mjetet e përshtatshme për kushtet atmosferike dhe të ndjekin udhëzimet e institucioneve kompetente” - ka shkruar Rama.