Rama: Deri më tani kemi 1.4 milionë vizitorë të huaj
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka treguar se është rritur numri i turistëve të huaj në bregdetin shqiptar.
Ai ka thënë se deri më tani kemi 1.4 milionë vizitorë të huaj
“Pra, në qershor kemi pasur 604 mijë, përshirë edhe turistët nga Kosova, sot kemi 876 mijë turistë të huaj, pasaporta të huaja, as të Shqipërisë e as të Kosovës, pra 45% qershori”, është shprehur Rama.
Ai ka thënë se deri me tani turizmi është mbajtur nga “motrat dhe vëllezërit nga Kosova”
“Jo më larg sesa sot, unë i kam marrë shifrat e këtij viti që flasin më qartë se çdo fjalim për vizitorët e huaj duke përjashtuar vizitorët nga Kosova që tanimë hyjnë të paregjistruar pasi tanimë kemi hapur kufirin që nga 1 qershori dhe hyrja nga Kosova është si hyrja nga Shkodra për në Vlorë”, ka deklaruar Rama./KlanK/