Rama beson se Kosova do të bëhet pjesë e Open Ballkan: Më mirë tregëti se sa konflikt e gjak - NACIONALE

Rama beson se Kosova do të bëhet pjesë e Open Ballkan: Më mirë tregëti se sa konflikt e gjak

1 vit më parë

nga NACIONALE

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka sfiduar homologun e tij kosovar Albin Kurtin, në një intervistë për mediat serbe. Sipas Ramës, Kosova një ditë do të jetë në Ballkanin e Hapur,veçse me koston e kohës së humbur.

Duke arsyetuar qëndrimin e tij, Rama thotë se ballkani është përballë dy sitatave, ose më shumë tregëti e prodhim, ose konflikte e gjak.

Përgjigja e Ramës:

Sigurisht. Unë kam aftësinë të imagjinoj gjëra që të tjerët nuk do t’i mendonin kurrë. Nuk është çmenduri, nuk është marrëzi, por guxim, ambicie dhe besim. Unë besoj në të, dua me ambiciozitet të ndërtoj paqen me të tjerët dhe kam guximin ta them. Dhe sigurisht që mund ta imagjinoj këtë. Unë mendoj se kjo do të ndodhë. Sigurisht, me koston e kohës së humbur. Kosova një ditë do të jetë në Ballkanin e Hapur. Nuk ka dyshim për këtë, sepse është e ardhmja. Ose do të jemi këtu, së bashku, duke festuar produktet e popujve tanë, duke i ndihmuar ata të prodhojnë dhe tregtojnë më shumë, ose do të nxisim konfliktet, gjakun dhe gjithçka tjetër”.

Lajme të ngjashme