Rakiqi i jep pak ‘zor’ të bëjë propagandë kundër Kosovës në Asamble Parlamentare të NATO-s
Ish-Kryetari i Listës Serbe, tash deputet në Parlamentin e Serbisë, Goran Rakiq, i ka rëmë borisë së propagandës të linjës së qeverisë serbe duke avokuar kundër Kosovës në seancën e Asamblesë Parlamentare të NATO-s, institucion ky ku pritet të avancohet edhe statusi i Kosovës në anëtare e asocuar të AP NATO-s.
Rakiq, i cili kishte shërbyer edhe si ministër në dy qeveri të Kosovës të drejtuara nga kryeministri Albin Kurti, nisi t’i referohet Kosovës si “provincë jugore e Serbisë”.
"Dua t'ju njoftoj se unë vij nga Kosova, d.m.th. nga krahina jugore e Serbisë. Siç e dini, 109 vende nuk e njohën Kosovën, nga të cilat katër janë vende anëtare të NATO-s. Çfarë kërkojmë dhe çfarë neve na duhet, sidomos për ne që jetojmë në atë zonë, është përmbushja e obligimeve, gjegjësisht e Marrëveshjes së arritur në Bruksel nga viti 2013. Prandaj, Prishtina nuk ka përmbushur asnjërën nga ajo marrëveshje, pra asnjë nga ajo marrëveshje. terren”, tha Goran Rakiq.