Rakiq thotë se pasnesër fillojnë protestat: S'mund ta durojmë më terrorin e Prishtinës
Lista Serbe ka mbajtur konferencë për media, sot gjatë ditës. Motiv i kësaj konference ishte vendimi i Qeverisë për targat, si dhe suspendimi i drejtorit të Policisë në rajonin e Mitrovicës së Veriut Nenad Gjuriq.
Rakiq tha se vendimi për suspendimin e drejtorit e shkatërron marrëveshjen e Brukselit.
“Vendimi i Inspektoratit Policor për ta suspenduar drejtorin e Policisë rajonale të Mitrovices Veriut është pika që përmbys kupën dhe kjo mund të themi se bukfalisht është shkatërrim e marrëveshjes së Brukselit”
Ai e ka quajtur terror vendimin e Qeverisë, si dhe atë të Inspekotriatit policor, përçka tha se e ka njoftuar edhe Presidentin Vuçiq.
“Terrori të cilin Prishtina e ushtron këto javë e muaj, jo që nuk duam, por më nuk mundemi ta durojmë dhe këtë e kemi shprehur qartë edhe në takimin me Presidentin Vuciq”, tha ai.
Për të gjitha këto Rakiq tha se nga pasnesër do të fillojnë protestat.
“E ajo çfarë mund të them është se pasnesër në orën 12:00, do të fillojmë me protestën e parë”
Në këtë konferencë ka folur edhe Drejtori tashmë i suspenduar Nenad Gjuriq, i cili tha se nuk do të jetë më pjesë e Policisë së Kosovës, duke paralajmëruar kështu se edhe po të kthehej në punë, nga organet përgjegjëse, nuk do të pranonte.
“Nga sot nuk do të jem pjesë e Policisë së Kosovës, sepse dua ballë të ndritur dhe fytyrë të pasur” ka thënë Gjuriq.