Rakiq për ambasadorin Hovenier: Bindi Prishtinën për ndryshimin e vendimit dhe ndikoi në heqjen e barikadave
Goran Rakiq, ministri për Kthim dhe Komunitete e po ashtu edhe kryetar i Listës serbe, pas takimit të cilin e mbajti me ambasadorin amerikan, Jeff Hovenier është deklaruar se ambasadori ka dalë për ta rujtur paqen.
Rakiq për T7 ka thënë se Hovenier ndikoi te institucionet e Kosovës për shtyerjen e zbatimit të masave të reciprocitet ndaj Serbisë, si dhe në heqjen e barikadave në veri.
“Para se gjithash dua ta falënderoj ambasadorin amerikan, i cili edhe atë natë jo fizikisht por me telefon ka qenë në kontakt me të gjithë faktorët relevantë dhe ia doli që ta ruajë paqen dhe stabilitetin dhe të ndikojë te Prishtina ta ndryshojë vendimin e saj të njëanshëm dhe ka ndikuar te pala serbe t’i heqë barrikadat. Situata aktuale është e qetë, por e tensionuar”, ka thënë Rakiq.
Tutje ai ka thënë se mandatin e tij nuk ia ka dhënë kryeministri Kurti, por qytetarët serbë.
“Se a do të dalim nga Qeveria do ta përsëris edhe një herë …mua dhe Listën Serbe s’na ka zgjedhur z.Kurti, por kuadri ligjor e thotë ashtu që pakica që fiton më së shumti mandate ka të drejtë ta ketë një ministër” ka shtuar Goran Rakiq