Raka: Kryeministri Kurti duhet të investojë që të mos largohen mjekët nga vendi
Mikrobiologu Lul Raka, ka thënë se gjendja e shëndetësisë në Kosovë është shumë e veshtirë dhe sfiduese.
Ai në një përgjigjie për Ekonomia Online ka thënë se sa i përket mosemërimit të një kryesuesi në këtë ministri duhet të pyten politikanët duke thënë se Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti duhet të investojë dhe duhet krijojë ura të bashkëpunimit me ata që tashmë janë larguar sepse një pjesë e mjekëve janë jashtë.
“Kryeministri duhet të investojë që këta njerëz të ndalen. Te ulet numri i mjekëve duke i stimuluar në punësim, dhe duke krijuar ura të bashkëpunimit me atë që tashmë janë larguar sepse një pjesë e tyre janë jashtë”, u shpreh ai”, ka thënë Raka.
Raka tutje tha se meqenëse dimri ka viruse të ndryshme, fokusi duhet të jetë në mborjtjen e popullatës të rrezikuar aty që kanë problem me imunitet, personat në moshë të shtyrë që kanë sëmundje shoqëruese.
“Dimri ka viruse të ndryshme për shkak të sezonës dhe grumbullimit te brendshëm. Fokusi duhet të jetë në mbrojtjen dhe ruajtjen e popullatës të rrezikuar aty që kanë problem me imunitet personat në moshë të shtyrë që kanë sëmundje shoqëruese . Fokusi i mbrojtjes së parandalimit është kjo kategori”, tha Raka.