Rafuna: Ngjarjet e fundit në veri trembin investitorët
Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës (OEK), Lulzim Rafuna, është shprehur i shqetësuar me ndikimin në ekonomi që mund të kenë ngjarjet e fundit në veri.
Ai ka vlerësuar se tensionet dhe krizat në atë pjesë të vendit mund t`i trembin investitorët e huaj.
Rafuna ka theksuar se secili investitor që vjen në Kosovë kërkon që të ketë siguri politike dhe juridike.
“Çështja e hapur me Serbinë e kemi theksuar gjithë, se çështja e hapur më Serbinë është një pengesë, për arsye se ngritja e tensioneve gjatë tërë kohës në veri lenë një hapësire ose një mesash jo të mirë tekë investitorët e huaj që do të hezitojnë me ardh. Çdo investitor që vjen me investua në Kosovë e kërkon një siguri politike, juridike. Në këtë rast ngritja e tensioneve në veri të vendit mbyllja e rrugëve, sulmi ndaj ushtarëve të KFOR-it por tani edhe kjo ngjarja e fundit që ka ndodhur pa dyshim që një farë forme pak i shtyn me hezituar investitorët e huaj. Mirëpo në të përgjithshmen nuk do të ketë një gjurmë shumë të madhe për arsye se importi dhe eksporti do të vazhdojnë, eksporti i shërbimeve do të vazhdon nuk ka një ndalje dhe ne nuk e kemi asnjë problem me shet të tjera më përjashtim të Serbisë”, ka thënë Rafuna për Ekonomia Online.