Rafuna kritikon pushtetit për deklaratat rreth sulmit nga Serbia: Nuk i ka motivuar investitorët
Lulzim Rafuna, kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës (OEK), ka folur rreth zhvillimit ekonomik në Kosovë.
Në një intervistë për Ekonomia Online, Rafuna ka cekur tensionet në veri si ndikuese në parandalimin e investimeve.
Po ashtu, Rafuna ka përmendur edhe deklaratat për sulm nga Serbia si deklarata që “nuk i ka motivuar investitorët”.
“Deshëm apo nuk deshëm, çështjet e hapura që i kemi më Serbinë janë një pengesë. Tensionet në veri, një investitor para se të vije të investoj në Kosovë gjithmonë e bënë një konsultim me zyrtarët e qeverisë se vetë, dhe e matin rriskun. E dyta pak i kemi kontribuar edhe ne nëpërmjet deklaratave të institucioneve tona se ne do të sulmohemi nga Serbia, pritet që të sulmohemi nga Serbia këto deklarata për një kohë shumë të gjatë qarkulluan në media, në opinion kjo nuk i ka motivuar investitorët. Ne kemi pasur thirrje telefonike në OEK duke pyetur se a do të ketë luftë në Kosovë, ka qenë një absurd i vete kur Kosova është vend i vetëm në Ballkan i cili i ka trupat e NATO të vendosur” – u shpreh Rafuna.