Rafuna i OEK-së, Qeverisë: Të përmbushen kërkesat e BE-së për të përfituar nga Fondi 6 miliardësh - NACIONALE

Rafuna i OEK-së, Qeverisë: Të përmbushen kërkesat e BE-së për të përfituar nga Fondi 6 miliardësh

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Qeveria e Kosovës duhet të jetë “shumë e kujdesshme” në raport me trajtimin e kërkesave nga Bashkimi Evropian për të përfituar nga Plani i Rritjes, përkatësisht fondi 6 miliardësh për Ballkanin Perëndimor, ka thënë Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Lulzim Rafuna, duke folur për Ekonomia Online.

“Po ne edhe më herët kemi kërkuar që të jemi shumë të kujdesshëm sa i përket implementimit të planit zhvillimorë dhe qoftë se ne e humbin hapin ose nëse nuk i përmbushim kushtet të cilat na kërkohet, atëherë këtu nuk do të jetë vetëm humbje kohë siç na ka ndodhur te liberalizimi i vizave, që humbëm kohën për dhjet vite, sepse këtu do të humbasim edhe materialisht për arsye se shuma e mjeteve që është e paraparë për Kosovën, në rast që nuk arrihet me u shpenzuar për shkak se nuk i ke plotësuar kushtet ajo shumë e mjeteve ju shpërndahet vendeve të Ballkanit, përfitojnë vendet tona fqinje”.

“Për këtë arsye ne duhet të jemi shumë të përpiktë në plotësimin e kushteve që kërkohet dhe të jemi në koherencë me gjitha vendete e tjera gjatë fazave të implementimit që mos të ngecim. Në planin zhvillimorë është bërë shumë e qartë që në rast se një shtet nuk i plotëson kushtet do ta ndalë vetën. Për këtë arsye kërkesa jonë vazhdon që ne të jemi shumë të përpiktë edhe OEK-u për pjesën brenda kompetencave edhe mundësive që i ka do të jetë 24 orë në shtatë ditë të punës për ti ndihmuar institucionet për plotësimin e kushteve”, ka thënë ai.

Lajme të ngjashme