Rafuna i Odës Ekonomike thirrje qeverisë të ndalojnë deklarimet për sulme nga Serbia: Po frikësohen investitorët
Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Lulzim Rafuna, sërish ka bërë thirrj që Qeveria e Kosovës të ndalojë me diskursin se shteti serb po përgatitet për sulm të ri ndaj vendit, për çka tha se po frikëson investitorët e huaj.
“Këto deklarata për pasigurinë dhe paralajmërimet për ndonjë sulm të ri, sipas tij po bëhen pengesë për thithjen e investimeve të huaja në vend”, tha ai, siç e citoi “KosovaPress”.
Rafuna thotë se pavarësisht që temat me Serbinë janë të hapura, kjo çështje sipas tij nuk duhet të jetë pengesë që shteti të punojë më shumë për të sjellë investime të huaja në Kosovë dhe për të dëshmuar që vendi është shtet stabil dhe miqësor.