Rafuana: Paralajmërimet e luftës me Serbinë po i trembin investitorët e huaj
Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës (OEK), Lulzim Rafuna, ka shprehur shqetësimin e tij për imazhin negativ që po krijohet për Kosovën në media ndërkombëtare. Rafuna tha në Pressing se ky imazh i përhapur se Kosova është në rrezik të luftës po dëmton ekonominë e vendit.
“Problemi ka qenë së pari me imazhin që e kemi kriju, është kriju ajo pritshmëria që çdo minutë në Kosovë mund të ketë luftë dhe mund të na sulmojë Serbia”, tha ai.
Ai shtoi se kjo situatë ka pasur ndikim të drejtpërdrejtë në interesimin e investitorëve të huaj për të investuar në Kosovë
“Investitorët e huaj kanë pyetur që apo bëhet luftë në Kosovë. Ne iu kemi dëshmu që kemi prezencë të pjesëtarëve të NATO’s, dhe nëse ka luftë e fundit ka me qenë Kosova”, pohoi ai.