Radomiroviq pretendon se “paratë’ ishin shkaku i shkarkimit të tij, mohon akuzat e Rashiqit - NACIONALE

Radomiroviq pretendon se “paratë’ ishin shkaku i shkarkimit të tij, mohon akuzat e Rashiqit

1 vit më parë

nga NACIONALE

Ish-zëvendësministri Radoica Radomiroviq, ka akuzuar ministrin Nenad Rashiq se po tenton të mbulojë mospunën e tij, me shkarkimin e tij.

Ai mohoi të gjitha akuzat për bashkëpunim me agjencitë sekrete serbe, duke i cilësuar atë si të pavërteta.

“Fillimisht, Rashi tenton ta mbulojë mospunën e tij. Unë personalisht i njoh shumicën e banorëve të Kosovës, dhe ata shpesh nuk i dinë të drejtat që iu takojnë. Sa i përket bashkëpunimit tim me agjencitë sekrete serbe, kjo është sigurisht e pavërtetë dhe nuk qëndron. Këto akuza nuk qëndrojnë. Një rast konkret janë anëtarët e komunave veriore; ata kanë qenë të ndaluar të kalojnë kufirin, për shkak se punojnë për institucionet e Kosovës. Shumica prej tyre janë bashkëpunëtorët e mi. Duhet ta pyesim edhe ministrin Rashiq, se a iu ndodhi ndonjë e njëjtë edhe bashkëpunëtorëve të tij.

“Sa i përket testit të sigurisë, lind pyetja: si është e mundur të jem zv/ministër nëse nuk i kam bërë ato kontrolla dhe teste? Unë them se kjo nuk është arsyetim i pranueshëm, sepse nuk qëndron. Problemi kryesor ka qenë me paratë. Nuk kam hyrë në këtë post për të marrë pjesë në integrimin e serbëve të Kosovës, dhe kjo ishte lidhur me ndihmën. Derisa nuk ekzistojnë ndihma të mëdha, milionat që kanë qenë në pyetje janë të paqëndrueshme. Sa i përket pjesëmarrjes së madhe që jetojnë në veri, është e mjaftueshme se si ministria ndan disa miliona për veriun. Kjo nuk është shumë e mjaftueshme; duhet të jetë më shumë. Nga disa milionë në 140 mijë është shumë e vogël. Ky është problemi. Ne kemi po ashtu njerëz nga Zubin Potoku, ata e dinë për çfarë po flas, që kanë marrë rreth 30 mijë euro”, tha ai në RTV Dukagjini.

Teksa kujtojmë se në fund të shatorit ministri Rashiq kishte treguar arsyet që çuan në shkarkimin e Radomiroviqit.

Tha se shkaku kryesor është se kishte dyshime që Radomiroviq u përfshi në aktivitete në veri e se informacionet i mori nga ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla dhe ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi.

Lajme të ngjashme