Rada Trajkoviq dërgohet në spitalin e Prokupljes - NACIONALE

Rada Trajkoviq dërgohet në spitalin e Prokupljes

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Kryetarja e Lëvizjes Evropiane të Serbëve nga Kosova dhe këshilltare e ministrit të Kosovës për Komunitete dhe Kthim, Nada Trajkoviq, është dërguar në spital, pasi siç ka paralajmëruar vajza e saj, politikanes serbe i është përkeqësuar shëndeti.

Mami sapo është transferuar me ambulancë në Prokuplje, pasi shëndeti i saj është përkeqësuar papritur”, ka thuhet në Tëitterin e politikanes Rada Trajkoviqit në të cilinë ka shkruar e bija e saj.Ekzaminimi tregon shenja të hershme të pneumonisë. Ne e vlerësojmë mbështetjen tuaj dhe do t’ju mbajmë të përditësuar për statusin e saj”, ka shkruar vajza e saj.

Trajkoviq, ka pothuajse 12 orë ku policia serbe e ndaloi derisa ajo po kthehej në Serbi.

Trajkoviq ka qenë active në Tëitter, duke shkruar se që 12 orë nuk i është ofruar ushqim, ujë apo ilaçe që i nevojiten.

“12 orë në linjë administrative rrugës nga Kosova. Pa ushqim, pa ujë, pa ilaç, pa arsye. Gjithë natën, në mes të dimrit, në makinë. Dokumentet e konfiskuara, pa komunikim. A do të reagojë dikush ndaj kësaj torture?”, ka shkruar ajo.

Të enjten, Trajkoviq u ndalua për herë të parë nga policia serbe në vendkalimin administrativ, Merdare, gjatë hyrjes në Kosovë.

Lajme të ngjashme