Rada Trajkoviq sulmon ashpër Vuçiqin: Iu ekspozua thembra e Akilit - NACIONALE

Rada Trajkoviq sulmon ashpër Vuçiqin: Iu ekspozua thembra e Akilit

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Politikanja serbe nga Kosova Rada Trajkoviq ka sulmuar presidentin serb Aleksandër Vuçiq në lidhje me zhvillimet e fundit në vend.

Trajkoviq përmes një postimi në rrjetin social Twitter ka shkruar për autoritarizmin në rritje të Vuçiqit, që po prek edhe politikën serbe në Kosovë.

“Ndoshta nën Vuçiqin në institucione hyhet me urdhër të liderit, por Rada kishte të drejtë të hynte në Kuvendin e Kosovës jo me urdhër të Kurtit por me Kushtetutë. Pas gabimit të Listës Serbe në Kuvend e keni ekspozuar thembrën tuaj të Akilit. Pa skllavërinë totale të serbëve të Kosovës, je askush dhe asgjë.” – u shpreh ajo.

Problemet serioze me liritë dhe të drejtat politike të serbëve të Kosovës, ishin evidentuar edhe më herët. Ndërkohë, presionet ndaj politikanëve serbë kundërshtarë të Listës Serbe kishin qenë vazhdimisht të mëdha.

Kujtojmë se javën e kaluar në mënyrë të befasishme kandidatët e mbetur të Listës Serbe u betuan në Kuvendin e Kosovës për të pamundësuar ardhjen e rendit për Trajkoviqin dhe kandidatëve tjerë.

Ndërkohë, Cvetko Veljkoviq që ishte kandiduar po nga lista e znj. Trajkoviq, ka deklaruar së fundmi se do të marrë pjesë si i pavarur duke ndjekur interesat e kombit serb.

Lajme të ngjashme