Racizmi i Haxhi Avdylit: Edhe minoriteteve iu erdhi radha me udhëheq shëndetësinë në Kosovë - NACIONALE

Racizmi i Haxhi Avdylit: Edhe minoriteteve iu erdhi radha me udhëheq shëndetësinë në Kosovë

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Deputeti i grupit parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Haxhi Avdyli ka bërë një deklaratë që duket të jetë mjaftë raciste ndaj minoriteteve në Kosovë.

Duke kritikuar partitë politike që kanë udhëhequr sektorin e shëndetësisë gjatë viteve të fundit, ai ka deklaruar se edhe “minoriteteve iu erdhi radha që ta udhëheqin”.

Para se të jepte këtë deklaratë, ai fillimisht tha se “faji nuk është jetim”, për dështimin në sektorin e shëndetësisë.

“23 vjet pas çlirimit, ky dështim në këtë sektor, mund të themi se faji nuk është jetim. Të gjitha partitë kanë udhëhequr këtë sektor, bile edhe partive minoritare iu ka ardhë rendi për të udhëhequr këtë sektor. Edhe VV-ja e ka udhëhequr për dy vite”, ka deklaruar ai.

Tutje ai ka folur edhe për buxhetin e propozuar nga kryeministri Albin Kurti për vitin 2023, duke vlerësuar se janë ndarë 120 milionë euro më shumë për shëndetësi.

Haxhi Abdyli duket të mos e ketë kaluar idhnimin që ende nuk arriti të bëhej ministër i Shëndetësisë, ndonëse Lista Guxo publikisht e kishte cilësuar si njeri të duhur për këtë post.

Nuk dihet nëse kësaj radhe, z.Abdyli do të emërohet ministër i këtij dikasteri, teksa pozita e ministrit mbetet ende pa udhëheqës.

Gazeta Nacionale fton deputetin Abdyli të distancohet nga kjo deklaratë që për bazë ka denigrimin e komuniteteve pakicë, të cilët janë qytetarë të barabartë të Kosovës.

Lajme të ngjashme