Raci: S`pres që në Ohër të kemi marrëveshje të madha, nënshkrimi pritet të bëhet në Paris ose Berlin - NACIONALE

Raci: S`pres që në Ohër të kemi marrëveshje të madha, nënshkrimi pritet të bëhet në Paris ose Berlin

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Analisti Gazmir Raci nuk pret që në takimin e 18 marsit në Ohër të arrihet ndonjë marrëveshje e madhe në mes të Kosovës dhe Serbisë.

Në profilin e tij në “Facebook”, ai ka shkruar se në këtë takim pritet të ketë një deklaratë të përbashkët të zotimeve për të vazhduar dialogun.

Sipas tij, nënshkrimi i marrëveshje pritet të bëhet në Paris dhe Berlin.

Nuk pres që të shtunën të kemi marrëveshje të madhe. Ka mundësi që do të ketë një deklaratë të përbashkët të zotimeve për të vazhduar dialogun. Nënshkrimi pritet të bëhet në Paris ose Berlin me pjesëmarrje të Shefave të shteteve anëtare të BE-së, garancija më e fortë që do ta kemi tani për herë të parë”, ka shkruar Raci.

Lajme të ngjashme