Raci lavdëron Kurtin, komentuesi i thotë se po ia rrezikon zëdhënësit të Qeverisë vendin e punës - NACIONALE

Raci lavdëron Kurtin, komentuesi i thotë se po ia rrezikon zëdhënësit të Qeverisë vendin e punës

1 vit më parë

nga NACIONALE

Gazmir Raci, analist i afërt me qëndrime politike me pushtetin aktual, ka publikuar një status, në të cilin ka ironizuar me akuzën e opozitës për “izolim të Kosovës”.

Raci ka publikuar disa fotografi të takimeve të kryeministrit Albin Kurti në Nju Jork, ku po qëndron për javën e Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së.

“Vazhdoni Izolimi ndaj Kosovës

Shefja e FMN-së: “rezultatet e Kosovës në menaxhimin e borxhit publik mund të shërbejnë si shembull edhe për ekonomitë tjera”” – ka shkruar ai.

Një komentues ka ironizuar me statusin e Racit.

“Je tu desht me qit prej punes zedhenesin e Qeverise plako” – i shkroi qytetari Shpend Lila.

Lajme të ngjashme