Ra nga ballkoni i shtëpisë ku kishte shkuar mysafir, vdes 11-vjeçari në Pejë
Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Pejës Driton Rugova, ka dhënë detaje për vdekjen e 11-vjeçarit në fshatin Treboviq të Pejës.
Ai ka thënë se viktima kishte rënë nga ballkoni i një shtëpie ku kishte shkuar mysafir bashkë me nënën e tij.
Fëmija është dërguar në Spitalin Rajonal në Pejë, mirëpo sipas ekipit mjekësor fëmiu në spital ka arritur pa shenja jete.
“Me datë 02.04.2023, rreth orës 15:30, Policia është informuar ne në fshatin Treboviq- Pejë, ka ndodhur një incident, ku një fëmijë ka rënë nga ballkoni i një shtëpie tek të cilët së bashku me nënën e tij kishin shkuar si mysafir. Fëmija është dërguar në Spitalin Rajonal në Pejë, mirëpo sipas ekipit mjekësor fëmiu në spital ka arritur pa shenja jete. Njësitet relevante kanë dalë ne vendngjarje dhe pas konsultimit me Prokurorin e shtetit trupi i pajetë i viktimës iu është kthyer familjarëve për ceremoni mortore dhe rasti cilësohet Hetim i vdekjes.” – ka thënë ai.
