Krasniqi publikon foto nga Haga pak para nisjes së gjykimit: Ata do të dalin fitimtarë - NACIONALE

Krasniqi publikon foto nga Haga pak para nisjes së gjykimit: Ata do të dalin fitimtarë

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi ka publikuar fotografi nga Haga, atje ku për pak çaste pritet të fillojë gjykimi ndaj ish-krerëve të UÇK-së.

Krasniqi ka thënë se beson në drejtësi dhe se ish-krerët do të dalin fitimtarë.

Krenar për dinjitetin kombëtar që manifeston UÇK-ja, bashkë me Uranin e Abelardin, jam sot në Hagë për të ndjekur nga afër fillimin e procesit gjyqësor ndaj çlirimtarëve tanë. Duke besuar në drejtësi, jemi thellësisht të bindur se edhe në këtë betejë të fundit për të vërtetën e epokës së lavdishme të lirisë sonë, ata do të dalin fitimtarë.” – ka shkruar ai.

Ndryshe, sot pritet të fillojë gjykimi ndaj ish-krerëv të UÇK-së nga Gjykata Speciale.

Lidhur me këtë janë organizuar edhe protesta e cila pritet të mbahet para objektit të gjykatës.

Lajme të ngjashme