Që Pahor të zë vendin e Lajçakut "duhet ta bind Kaja Kallasin", thotë Less
Borut Pahor me gjasë do të zë vendin e Miroslav Lajçakut në pozitën e lehtësuesit të dialogut Kosovë-Serbi, por se për këtë “duhet ta bind” Përfaqësusesen të Lartë të BE-së për Politikë të Jashtme dhe Siguri në ardhje, Kaja Kalllas, ka thënë Timothy Less, studiues në Unversitetin e Kembrixhit.
"Nëse zoti Lajçak është i gatshëm të qëndrojë deri në janar të vitit të ardhshëm, atëherë nuk ka pengesa për këtë. Në ndërkohë, gjithmonë ka mundësi që ai të arrijë diçka në dialog", theksoi Les, siç e citoi "N1".
Ai shtoi se i duket se ish-presidenti i Sllovenisë, Borut Pahor, i cili përmendej si pasardhës i Lajçakut, është “viktimë e burokracisë”.