Qytetari pretendon se pasi fotografoi vëllain e Thaçit u ndal nga dy patrolla policie, lajmëron Kurtin e Sveçlën - NACIONALE

Qytetari pretendon se pasi fotografoi vëllain e Thaçit u ndal nga dy patrolla policie, lajmëron Kurtin e Sveçlën

4 javë më parë

nga NACIONALE

Një qytetar me emrin Dukagjin Rozhaja ka denoncuar me anë të një statusi në orët e para të mesnatës një sjellje policore pasi pretendon se është “legjitimuar në kafe për një foto”.

Nuk dihet se çka saktësisht nënkupton “legjitimimi” por z. Rozhaja pretendon se “dy patrolla të policisë” i kishin ardhur në kafeteri pasi i kishte bërë fotografi Gani Thaçit, vëllait të presidentit Hashim Thaçi.

Ai ka kërkuar përgjigje për sjelljen e policisë nga kryeministri Kurti, ministri Sveçla dhe drejtori i Policisë, Samedin Mehmeti.

Rozhaja nuk ka raportuar për sjellje të keqe apo keqtrajtim nga ana e tyre.

“Gani Thaçi është i vëllai i të dyshuarit për krime lufte,” - shton z. Rozhaja.

Nacionale do të provojë të kontaktojë me z. Thaçin për të marrë versionin e tij për ngjarjen.

Statusi i plotë dhe pa ndërhyrje:

Albin Kurti, Xhelal Sveçla, Samedin Mehmeti (tagirati dikush), a është e mundur me ardhë dy (2) patrolla të policisë me më legjitimu në kafe për një foto (nuk ka shenjë që nuk bon me fotografu) në bazë të paraqitjes së gani thaqit (qëllimisht me të vogla)?

Si QYTETAR (se jam) kërkoj përgjegjë prej jush!

edhe fundi fundit kush n'k.. osht ky ...

PS

ganu thaqi o vëllau i të dyshyarit për krime lufte.

Dhe me urdhër të cilit erdhi policia dhe çfarë faktori është g.th

Lajme të ngjashme