Qytetari nga Kaçaniku gjen një shumë të parave, i dorëzon në polici
Një qytetar nga Kaçaniku ka gjetur një shumë të parave, të cilat më pas i ka dorëzuar në Polici.
Kjo është bërë e ditur nga Policia e Kosovës përmes një komunikate për media, ku thuhet se paratë janë dorëzuar në stacionin e policisë.
Kështu, i është bërë thirrje qytetarit të cilit i takojnë paratë që të shkojë t’i marrë.
“Lusim pronarin e vërtetë të këtyre parave të paraqitet në stacionin e policisë në Kaçanik, ç’do ditë nga ora 08:00-16:00 dhe të vërtetohet pronësia, në mënyrë që ti dorëzohen më pas.
Me këtë rast policia rajonale e Ferizajt e ka falënderuar qytetarin E. Dema për gjestin human dhe shembullor me rastin e dorëzimit të parave në stacionin e policisë.” – ka thënë policia.