Qytetari i denocon në polici mjekët e Spitalit të Prizrenit, i fajëson se ia humbën shikimin në njërin sy
Një burrë ka raportuar në polici mjekët e Spitalit Rajonal të Prizrenit se ka humbur shikimin në njërin sy, pas operacionit që e kishte kryer në këtë spital në muajin shkurt të këtij viti.
Viktima ka thënë se edhe pse ka kryer disa intervenime në një spital në Turqi, nuk kanë pasur sukses në rikthimin e shikimit në sy.
Lidhur me rastin policia e Kosovës ka intervistuar një kriurg i cili është liruar në procedurë të rregullt.
Raporti i plotë:
TRAJTIM I PANDËRGJEGJËSHËM MJEKËSOR
Rr. Sheh Emini, Prizren 13.02.2023-NN. Më datë 03.05.2023 viktima mashkull kosovar ka raportuar se me datën e lartë-cekur ishte operuar në Spitalin Rajonal Prizren dhe sipas tij nga ajo ditë e ka humbur shikimin në njërin sy edhe pse i ka kryer disa intervenime në spitalin e Turqisë, por pa suksese. Në cilësinë e të dyshuarit është intervistuar një mashkull kosovar -kirurg, i cili me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt.