Qytetarët ankohen për çmimin e kurbanit - NACIONALE

Qytetarët ankohen për çmimin e kurbanit

3 vjet më parë

nga Lirim Krasniqi

Shitësi i ka delet të mbajtura mirë, por çmimi po del të jetë problem.

Përgatitjet për këtë festë të komunitetit mysliman, qytetarët tashmë i kanë bërë, raporton T7.

Arsyen se pse këtë vit janë më shtrenjtë se vitet tjera, e kanë treguar ata që po i shesin këta kurbanë.

Një shitës tregon edhe arsyen e rritjes së çmimeve të kurbaneve, duke thënë se si pasojë e rritjes së çmimeve të tjera edhe ne jemi të detyruar t'i rrisim çmimet.

E duke e parë mundin që e bëjnë për rritjen e tyre, një shitës tjetër thotë se çmimi është i arsyeshëm.

Falja e Kurban e Bajramit bëhet të shtunën në orën 05:43.

Lajme të ngjashme