Quni: Jam plotësisht për bashkëpunimin e ngushtë mes Lumirit, Gazit dhe Imriut
Anëtari i Kryesisë së LDK-së, Anton Quni, i cili ka fituar sërish mandatin e deputetit, ka reaguar pas krisjeve të fundit në LDK-së.
Ai ka bërë thirrje për unitet të të gjitha grupeve në parti.
Në profilin e tij në Facebook, Quni ka shkruar se është për bashkëpunimin të ngushtë mes Lumir Abdixhiku dhe Gazmend Muhaxhirti e Imri Ahmetit, që po e kërkojnë dorëheqjen e kryetarit të LDK-së.
“Unë jam plotësisht për bashkëpunimin e ngushtë mes Lumirit, Gazit, Imriut dhe secilit koleg e veprimtar që i rreh zemra për rrugëtimin tonë. Është koha e afrimit të njëri-tjetrit dhe jo e largimit. Secili prej nesh ka një kontribut të jashtëzakonshëm dhe vend të pacenueshëm në këtë strukturë, prandaj asnjë dallim nuk guxon të jetë më i madh se qëllimi ynë i përbashkët. Ju ftoj të gjithëve të më punojmë për pajtim, duke lënë anash çdo gjë që na ndan; për bashkim, duke u rreshtuar rreth vlerave tona të përbashkëta; dhe për urtësi, duke dëshmuar pjekurinë politike që e ka karakterizuar gjithmonë LDK-në”, ka shkruar ai.