“Qu Ibrahim e kshyr”: Fitore Pacolli me fat që lektori i Nacionales është në pushim
(Mirë që lektori i Nacioanlës, është në pushim)
Një reagim që duket ta ketë shkruar për ngutë, Fitore Pacolli e Vetëvendosjes i bën thirrje Presidentit të ndjerë Ibrahim Rugova që të ‘qohet’ dhe ta shikojë se çka i ka ndodhë LDK-së.
Disa nga gabimet që vërejtëm në reagimin e zonjës Pacolli, nga ato të pafalshme, janë thirrja “çu” (çohu, zgjodhu) e shkruar me atë që njihet gjerësisht si ‘q e butë’. Megjithatë, në mungesë të lektorit – të cilin e kemi në pushim, po vëmë në pah vetëm këtë gabim, duke lënë mënjanë gabimin tjetër menjëherë: “kshyr”.

Reagimi i plotë i Pacollit:
“Qu Ibrahim e kshyr çka ti kanë ba partisë. Nga Lidhja Demokratike e Kosovës e kthyen në parti të skemave të organizuara kriminale.
Thirru në emrin e Rugovës e organizo skema kriminale për vjedhje të votave.
Me kaq e pat LDK!”
P.S. Redaktori i lajmeve nga bota dhe lektori i Nacionalës, është në pushim për disa ditë. I njëjti kujdeset për kolegët në Nacionale, që të mos lëshojnë gabime drejtshkrimore, megjithëse për të, ashtu si për kolegët tjerë që jemi në Redaksi, thirrja “çu”, është e pafalshme të shkruhet “qu”.