QKMF Podujevë: Aparati i fotografimit që në mungesë të kodit të licensës nuk punon që 6 vite
Një aparat i fotografimit të nofullës po qëndron që 6 vite në ambientet e Qendrës së Mjekësisë Familjare në Podujevë, por pa u përdorur. E krejt kjo si shkak i mungesës së kodit të licensës.
Kjo gjë po e shqetëson mjekun Bajram Bajgora, i cili punon në këtë QKMF. Bajgora ka ngritur dyshimet se në këtë temë po fshihet diçka.
“Derisa pacientët bredhin dhe shpenzojnë privat për një fotografim nofulle,aparati i ri qëndron tash e 6 vite në hapsirat tona dhe nuk mund të futet në punë në mungesë kodi të licencës.Përpjekja ime deri tash ishte e kotë dhe krejt çka mund të them është kjo:dikush më tha nuk ka shëncë me marr kodin,dikush tha krejt aparaturat mundesh me i fut në funksion Ortopanin jo dhe jo rrallë nga faktorë mbrenda u qortova:,na ke lodhë me këtë Ortopan.Diçka po fshihet këtu,shtrohet pyetja jemi simbiozë me grupet e interesit apo të pafuqishëm përballë tyre,apo mund të jetë opcioni i blerjes së një të riu për të mbuluar me"pluhër"këtë që e kemi”, ka shkruar Bajgora në Facebook.