Qipro s’e njeh Kosovën “dhe kjo as që mund të ndryshohet”, thotë presidenti qipriot nga Beogradi
Qiproja do të vazhdojë të mos e njohë pavarësinë e shtetit të Kosovës, konfirmoi Presidenti i Qipros, Nikos Christodoulidis nga Beogradi në një konferencë të përbashkët shtypi me Presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq, për çka ky i fundit i shprehu mirënjohjen për, siç tha ai, “mbështetjen e integritetit territorial dhe sovranitetit të Serbisë në përputhje me Rezolutën 12/44”.
Christodoulidis para mediave tha se qëndrimi i Qipros (një nga pesë shtetet mosnjohëse të BE-së ndaj Kosovës) është “i qartë dhe i pandryshueshëm”.
“Qëndrimi im nuk mund të ndryshohet kur jemi te respektimi i integritetit dhe sovranitetit të Republikës së Kosovës”, tha presidenti qipriot, siç e citoi televizioni publik i Vojvodinës (RTV).
Në anën tjetër, Aleksandar Vuçiq, tha në konferencë për shtyp se “personalisht ia tregova vështirësitë dhe barrën që populli serb ballafaqohet në Kosovës” dhe se “e njoftova në hollësi për situatën...dhe dëshirën e Serbisë për zgjidhje përmes kompromisit”.