QIKA me aksion para Qeverisë: Peceta menstruale nuk është luks - NACIONALE

QIKA me aksion para Qeverisë: Peceta menstruale nuk është luks

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Qendra për Informim, Kritikë dhe Aksion (QIKA) ka zhvilluar sot një aksion simbolik para objektit të Qeverisë së Kosovës.

Në këtë aksion, QIKA ka kërkuar nga Hekuran Murati, ministër i Financave, që produktet menstruale të lirohen nga traifat doganore.

“Sot, ministrit Hekuran Murati ia sollëm 7,500 nënshkrimet e peticionit “Peceta nuk është luks” për t’ia kujtuar vullnetin e qytetarëve të Kosovës që vitin e kaluar kanë kërkuar heqjen e taksës prej 18% për produkte menstruale” – ka shkruar QIKA.

Ditë më parë, QIKA ka vendosur peceta menstruale edhe në sheshet e Prishtinës, duke theksuar se “peceta nuk është luks”.

Lajme të ngjashme