Qeveria veç me një ministër në Kuvend, pak deputetë në sallë
Edhe në këto momente po vazhdon seanca e Kuvendit të Kosovës.
Mirëpo, siç duket ka rënë interesimi i deputetëve dhe kabinetit qeveritar.
Nga Qeveria, vetëm ministrja e Tregtisë, Rozeta Hajdari është e pranishme në sallë dhe asnjë ministër tjetër.
Ndërkaq, edhe opozita duket se ka lëshuar sallen e Kuvendit.
Kujtojmë se deputetët po debatojnë për punën e ministres Rozeta Hajdari.


