Qeveria tregon se çka u fol në takimin e Kurtit me Lajçakun, përmendet nënshkrimi i marrëveshjeve - NACIONALE

Qeveria tregon se çka u fol në takimin e Kurtit me Lajçakun, përmendet nënshkrimi i marrëveshjeve

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Sot në objektin e Qeverisë së Kosovës ka ndodhur një takim në mes Albin Kurtit, kryeministër i Kosovës, dhe Miroslav Lajçakut, përfaqësues i BE-së për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë.

Në njoftimin e Qeverisë së Kosovës tregohet se çka u diskutua në takim.

Njoftimi i plotë:

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, së bashku me Zëvendëskryeministrin e parë, Besnik Bislimi, priti në takim Përfaqësuesin Special të BE-së për Dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak.

Në këtë takim u diskutua në lidhje me aspektet e ndërlidhura me zbatimin e plotë të Marrëveshjes Bazike të Brukselit dhe Aneksit Implementues të Ohrit, siguria ligjore përmes nënshkrimit të tyre, por edhe për tema e çështje tjera, si psh. respektimi i procedurave ligjore drejt zgjedhjeve të parakohshme në katër komunat në veri të vendit.

Qeveria e Republikës së Kosovës mbetet e përkushtuar për normalizim të plotë të marrëdhënieve me Serbinë dhe për njohje reciproke, përmes një procesi të dialogut të barabartë, të balancuar e të drejtë për palët.

Pas takimit të përbashkët, pati edhe një takim ndërmjet Zëvendëskryeministrit të parë Besnik Bislimi dhe emisarit Lajçak.

Lajme të ngjashme