Qeveria siriane dhe SDF-ja pajtohen për depërshkallëzim pas dhunës në Aleppo
Forcat qeveritare siriane dhe Forcat Demokratike Siriane (SDF) të udhëhequra nga kurdët u pajtuan të hënën në mbrëmje që ta depërshkallëzonin situatën në qytetin verior Aleppo, pas një vale të sulmeve për të cilat secilat palët e fajësuan njëra-tjetrën dhe të cilat janë të vrarë të paktën dy civilë e disa të tjerë u plagosën.
Agjencia shtetërore siriane e lajmeve, SANA, duke e cituar Ministrinë e Mbrojtjes, tha se komanda e përgjithshme e ushtrisë lëshoi një urdhër për ta ndërprerë vënien në shënjestër të burimeve të zjarrit të SDF-së, raporton agjencia e lajmeve “Reuters”.
SDF-ja tha më vonë në një deklaratë se kishte lëshuar udhëzime për t’i ndërprerë kundërpërgjigjet ndaj sulmeve nga forcat qeveritare siriane pas kontakteve për depërshkallëzim.
Ministria e Shëndetësisë e Sirisë tha se dy njerëz u vranë dhe disa të tjerë u plagosën nga predhat e hedhura nga SDF-ja ndaj disa lagjeve në qytet. Në mesin e të lënduarve ishin dy fëmijë e dy punëtorë të mbrojtjes civile.
Agjencia shtetërore siriane e lajmeve, SANA, duke e cituar Ministrinë e Mbrojtjes, raportoi më herët se SDF-ja kishte nisur një sulm të papritur ndaj forcave të sigurisë dhe ushtrisë në lagjet Sheikh Maqsoud dhe Ashrafiyah të Alepos, duke rezultuar në persona të lënduar.