"Qeveria qeveris me politika dhe ligje", Bislimit s'i bëjnë përshtypje deklaratat e O'Brien
Deklaratat e ashpra të diplomatit të lartë amerikan, James O’Brien, nuk i bënë aspak përshtypje zëvendëskryeministrit të Kosovës, Besnik Bislimi, i cili deklaroi se brenga e ndërkombëtarëve mbetet se si të bindet shteti serb “që të heq dorë nga ky instrument për të tensionuar të gjithë rajonin”.
“Problemi është që tani duhet të bindet Serbia që paratë t’i dërgojë në mënyrë transparente dhe ilegale dhe kjo është problem se Serbisë i heq.” – tha ai në KTV.
Ai më tej vazhdoi duke injoruar pyetjet e gazetares lidhur me paralajmërimet e ashpra të O’brien duke thënë se “ne ia kemi heq mundësinë Serbisë që të vjedh dhe plaqkitë edhe buxhetin e vet, deklaron 50 milionë, nuk vinë as 20 milionë.”
Madje, ai tha kjo po ndodh për faktin se presidentit serb Aleksandar Vuçiq ata e shohin “si një ari që s’bëjnë ta zgjojmë edhe duhet t’i akomodojmë kërkesat e tij sa do të paarsyshme dhe palogjikshme.”
"Nuk e kuptoj se pse ju po e kuptoni si kërcënim, raporti Kosovë-ShBA është i ndërtuar mbi principe jo kërcënime. Çdo deklaratë për neve te ne e merr trajtimin e merituar, por qeveria nuk qeveris me kërcënime. Qeveria qeveris me politika dhe ligje." - tha ai më tej.