Qeveria procedon pagesat prej 100 eurosh për studentët - NACIONALE

Qeveria procedon pagesat prej 100 eurosh për studentët

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Pas mbledhjes online të Qeverisë së Kosovës, ekzekutivi ka marrë vendim që të ndahet mbështetja financiare për student dhe punëtorët e ndërmarrjeve publike.

“Kërkesa e Ministrisë së Financave, Punës dhe Transfereve për ndarje të mjeteve buxhetore prej 7 milionë euro për zbatimin e pikës 1.4 dhe 1.6 të Vendimit Nr. 31/99 të datës 30.09.2022, përkatësisht për pagesat e njëhershme për punëtorët e ndërmarrjeve publike dhe pagesat e njëhershme për studentët, dhe për zbatimin e Masës 2.1 – Subvencionimi i kredive investive të Pakos së Ringjalljes Ekonomike”, thuhet në njoftimin e qeverisë.

Aplikimi për student ka qenë i hapur deri më 6 nëntorm në platformën eKosova, ku të drejtë aplikimi kanë pasur të gjithë studentët aktiv që studiojnë në programet e akredituara në Kosovë.

Lajme të ngjashme