Qeveria ndan 92 mijë euro për Samitin e "The Economist" për Ballkanin Perëndimor - NACIONALE

Qeveria ndan 92 mijë euro për Samitin e "The Economist" për Ballkanin Perëndimor

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Qeveria e Kosovës ka ndarë një shumë prej 92 mijë eurosh për Samitin e Ballkanit Perendimior, “The Western Balkans Summit 2022’’, organizim i revistës prestigjioze, "The Economist", që u mbajt dje në Prishtinë.

Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati, ka thënë se bizneset kosovare kanë kontribuar për ta mbështetur këtë konferencë, ndonëse shtoi se këto mjete merren nga buxheti i shpenzimeve të paparashikuara në kategorinë e rezervave.

Bizneset kosovare kanë dhënë kontribut për ta mbështetur këtë konferencë, por meqenëse ka nevojë edhe për mjete shtesë, pjesën e mbetur prej 92 mijë eurove kërkojmë që ta miratojmë me anë të këtij propozim-vendimi”, ka thënë Murati.

Ai tutje tha se kjo është një shumë simbolike për të mbështetur konferenca të tilla edhe në të ardhmen.

Marrë parasysh impaktin që ka një konferencë e tillë në promovimin e vendit tonë, konsideroj se është një shumë simbolike për të mbështetur konferenca të tilla edhe në të ardhmen në mënyrë që të promovohet sa më mirë Kosova”, ka thënë Murati.

Lajme të ngjashme