Qeveria ndan 1.7 milionë euro për bizneset fillestare
Qeveria e Kosovës ka ndarë 1.7 milionë euro për mbështetjen e bizneseve fillestare dhe atyre që tashmë ekzistojnë. këto ndarje bëhen nga pika 1.7 e Pakos së Rinagjalljes Ekomomike, skema e granteve për zanatet.
Lajmin e ka bërë të ditur ministri i Financave, Hekuran Murati në mbledhjen e Qeverisë.
Murati tha me këtë mbështeten të gjthë ata që janë të gatshëm të mësojnë aftësi të reja.
“Me qëllim të adresimit të shkallës së lartë të papunësisë në vend si dhe aftësimit profesional në zanate, do të mbështesim me grante për vetëpunësim të gjithë ata që janë të gatshëm të mësojnë aftësi të reja, për të cilat do të çertifikohen. Vlera e këtyre granteve arrin shumën deri në 3,000 euro, ku granti do të mbulojë blerjen e pajsijeve dhe themelimin e biznesit, pas përfundimit të trajnimit me sukses dhe çertifikimit”, ka thënë ai.