Qeveria mohon lidhjet me “botët e Twitter-it” që shajnë industrialisht kritikët e tyre, i reagon Viola von Cramon-it - NACIONALE

Qeveria mohon lidhjet me “botët e Twitter-it” që shajnë industrialisht kritikët e tyre, i reagon Viola von Cramon-it

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Qeveria e Kosovës ka mohuar të ketë lidhje me “botët” në rrjetin “X” të cilët kohëve të fundit kanë zhvilluar fushatë të egër demonizues ndaj kritikëve të qeverisë kosovare, e në veçanti shënjestër ishte edhe Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola von Cramon dhe stafi i saj.

Zëdhënësi i Qeverisë së Kosovës, Përparim Kryeziu në një reagim ndaj Cramon ka thënë se “qeveria jonë kurrë as nuk është angazhuar e as nuk do të angazhohet në abuzim të pushtetit duke sponozouar trolla onlinbe”.

Ne mohojmë akuzat nga Viola von Cramon, me të cilën komunikojmë rregullojnë përmes kanaleve zyrtare. E inkurajojmë atë dhe të tjerët të mos merren me teori konspiracioniste kundër një qeverie demokratike”, ka shkruar Përparim Kryeziu.

Lajme të ngjashme