Qeveria miraton shpronësimin e disa pronave për realizimin e kompleksit memorial në Reçak
Qeveria e Kosovës gjatë mbledhjes së mbajtur sot, ka miratuar propozim-vendimin për shpronësimin e pronave së paluajtshme për realizimin e projektit “Konservimi dhe restaurimi i Shtëpisë në Kompleksin Memorial ‘Masakra e Reçakut’”.
Për këtë gjë, kryeministri Albin Kurti, ka thënë se Kosova nuk i harron amniston kriminelët dhe nuk i harron krimet e luftës.
“Nëpërmjet memorializimit, ne e luftojmë harresën dhe e mirëmbajmë kombëtarisht dhe institucionalisht kujtesën. Kështu e mbrojmë historinë dhe popullin e Kosovës” – ka thënë Kurti.
Ky vendim, vjen në prag të 25 vjetorit të Masakrës së Reçaku, ku forcat kriminale serbe, masakruan 45 shqiptarë.